Takimet, Lajcak raporton tek Topi

26/01/2011 19:50

Miroslav Lajcak, i dërguari i posacëm i shefes së diplomacisë europiane, nuk mori pyetje nga gazetarët, për shkak të axhendës në vazhim, në përpjekje për të ulur tensionet në skenën politike.

Ai u takua pasdreke, për herë të dytë, me presidentin Bamir Topi dhe sipas njoftimit zyrtar, ndryshe nga takimi i mëngjesit, zoti Lajcak zhvilloi një takim në praninë e pak personave në zyrën e kreut të shtetit.

I dërguari i posacëm i ka paraqitur presidentit konkluzionet e takimeve që ka patur gjatë ditës me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Njoftimi thotë se në takim, bashkë me presidentin është konsoliduar qëndrimi për situatën dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të saj.

Top Channel