Shakira rishfaqet me De La Rua

26/01/2011 09:25

Kur përflitet gjithmonë e më shumë për një lidhje midis këngëtares Shakira dhe futbollistit të Barcelonës Gerard Pique, kolumbiania ka habitur të gjithë kur u paraqit në publik me ish-partnerin e saj, Antonio de la Rua, me të cilin është ndarë kohët e fundit pas 11 vitesh bashkë.

“Antonio vazhdon të merret me gjithçka që ka të bëjë me jetën time profesionale dhe artistike, siç ka bërë gjithnjë. Vazhdojmë rrugën tonë si ortakë duke çuar përpara projektet tona dhe duke kominikuar vazhdimisht”, deklaroi Shakira në një komunikatë.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “NRJ Msic Awards”, të zhvilluar në Kanë, ish-çifti është shfaqur shumë i qetë dhe kanë treguar një marrëdhënie zyrtare.

Top Channel