Rushaj: Kujdes me biznesin dhe planin 2011

26/01/2011 08:15

I pranishëm në analizën e punës së administratës doganore për vitin 2010 dhe objektivat për 2011, zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, kërkoi më shumë kujdes dhe punë në realizimin e planit të të ardhurave.

Rushaj, pasi komplimentoi planin e arritur me 99 për qind, u tha drejtuesve të doganës, që pavarësisht insistimit për realizime të larta te të ardhurat, nuk duhet harruar ruajtja e raporteve me biznesin, që sipas tij, nuk duhet parë si objekt penalizmi.

Analiza e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vijoi më pas me dyer të mbyllura, ku mësohet se janë prekur çështjet më sensitive.

Kujtojmë që Drejtoria e Doganave është përfshirë nga një hetim i prokurorisë për kontrabandën e naftës virgine dhe për një tjetër skandal me kalimin e kamionëve nga Greqia, ku rezulton të jenë të implikuar, kryesisht pala tjetër.

Sa i takon raportit të publikuar dje, krahasuar me raportet e kaluara, të dhënat e tij kishin mangësi dhe nuk shpjegonin qartësisht se si paraqitet ecuria e punës për çështjet e ndjeshme.

Top Channel