Mike Tyson, baba për herë të tetë

26/01/2011 10:20

Mike Tyson dhe bashkëshortja e tij, Lakiha, po festojnë ardhjen në jetë të një djali të shëndetshëm.

Fëmija është i teti për ish-kampionin e boksit në peshat e rënda.

“Mike dhe Lakiha janë shumë të lumtur dhe gjithçka po shkon mirë”, tha një burim për ‘RadarOnline’.

Tyson ka dhe një vajzë tjetër, 2-vjeçaren Milan, me bashkëshorten Lakiha.

Ish-boksieri është baba edhe i pesë fëmijëve të tjerë: Rayna, Amir, Mikey, Miguel dhe D’Mato.

Lajmi i lindjes së një fëmije tjetër vjen për Tyson 18 muaj pas vdekjes aksidentale të vajzës së tij 4-vjeçare, Exodus.

Top Channel