Lohan dhe Hilton, ofertë për një ndeshje boksi

26/01/2011 12:50

Ajo që duket një çmenduri mund të shndërrohet në realitet.

Lindsay Lohan dhe Paris Hilton, të famshme për festat e çmendura dhe abuzimet me alkoolin, kanë marrë një ofertë nga Federata e Boksit të Holliwood-it për tu ndeshur me njëra-tjetrën.

Secila do të marrë 500 mijë dollarë nëse do pranonin për tu ngjitur në ring.

Sipas federatës, paratë që do të fitohen nga ky event do të shkojnë në favor të fushatave kundër alkoolit dhe drogave.

Ende nuk dihet nëse vajzat do të pranojnë sfidën.

Top Channel