Jessica Alba shkëlqen në Paris

26/01/2011 18:25

Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ishte rrezatuese në paraqitjen që bëri mbrëmjen e fundit në javën e modës në Paris, siç tregojnë edhe fotografitë që bënë menjëherë xhirot e botës.

Alba ishte e pranishme në një darkë të organizuar nga Vogue në nder të dizenjueses së Gucci-t, Frida Giannini, e realizuar në hotelin luksoz “Rochefoucauld Doudeauville”.

Jessica shoqërohej prej aktoreve të tjera hollivudiane, Gemma Arterton dhe Diana Kruger. Midis të pranishmeve ishte edhe Princesha e Monakosë, Charlotte Casiraghi.

Top Channel