Izabela, nga Playboy në presidente futbolli

26/01/2011 18:05

Një ish-modele polake, e quajtur Izabela Lukomska Pyzalska, do të kalojë nga koopertinat e Playboy në drejtimin e një skuadre futbolli, bëri të ditur gjatë ditës e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

33-vjeçarja, tepër e vjetër për të konkurruar ende në fushën e botës erotike, ka blerë pronësinë e Warta Poznanit, një klub që militon në kategorinë e dytë polake. Menjëherë ajo ka treguar se i ka idetë e qarta dhe ka nisur shlyerjen e pagesave të prapambetura të lojtarëve dhe të kryejë disa përforcime, për të garantuar mbijetesën e skuadrës në division.

”Nuk dija asgjë për botën erotike kur nisa të punoja, kështu që jam e bindur që mungesa e njohurive të mia për futbollin nuk do të më pengojë të jem e suksesshme”, deklaroi ish-modelja, e cila theksoi se nuk është e frikësuar nga bota maskiliste e një sporti si futbolli.

”Nuk është një problem për mua”, vazhdoi ajo. “Unë burrat i ha për mëngjes”. Sipas gjuhëve të këqija të shtypit polak, klubi në vështirësi financiare nuk do ta ketë të vështirë të sigurojë mbijetesën, pasi presidentja do të dijë të entuziasmojë lojtarët edhe pa u dhënë atyre pagat.

Top Channel