Sam Worthington ndahet nga e dashura

25/01/2011 14:00

Pas më shumë se tre vitesh bashkë, Sam Worthington, protagonisti i filmit ‘Avatar’, është ndarë nga e dashura e tij, stilistja Natalie Marcas.

Cifti nuk është parë më bashkë që nga tetori i kaluar.

Një mik i përbashkët i ish-çiftit zbuloi se ndarja nuk ishte surprizë për njerëzit e tyre të afërt.

Mendohet se motivi i ndarjes mund të jetë karakteri i ashpër i aktorit dhe kupa u mbush kur Sam goditi murin me grusht gjatë një eventi në Los Angeles, kur i thanë se duhet të priste para se të ecte mbi tapetin e kuq.

Top Channel