Kate përgatitet për jetën me shërbëtorë

25/01/2011 17:25

Kate Middleton, e cila do të shndërrohet në gruan e princit të kurorës dhe në një kandidate për mbretëreshë të ardhshme, është duke u përgatitur për një jetë ku do të jenë shërbëtorët që do të kujdesen për të.

29-vjeçarja do të lidhet në martesë në 29 prill, me Princin William, në një katedrale në Londër. Ndërkohë, ajo vendosi të heqë dorë nga pjesëmarrja e saj në biznesin e familjes, për “të planifikuar dasmën”.

Sipas ironizimit të shtypit britanik, Kate Middleton nuk do të ketë më nevojë për një biznes të sajin, pasi do të jenë taksapaguesit ata që do të kujdesen për jetesën e saj luksoze. 

Top Channel