De Niro, borxhli ndaj shërbyeses

25/01/2011 12:30

Aktori Robert de Niro i detyrohet 30 mijë dollarë në orë shtesë shërbyeses së tij të vjetër.

Alexis Berry konfirmoi para një gjykate se Robert de Niro dhe partnerja e tij, Grace Hightower, nuk i kanë shlyer kurrë 750 orët shtesë të cilat ka punuar që nga viti 2006.

Gjykata i ka dhënë të drejtë shërbyeses dhe tashmë Berry pret që De Niro të shlyejë detyrimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel