Dëbora, probleme me qarkullimin në Llogara

25/01/2011 08:15

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi rrugor në Llogara.

Sipas informacioneve të fundit, qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë dhe edhe kështu është shumë i vështirë.

Ndërkohë, sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, trashësia e dëborës arrin në 30 centimetra, ndërkohë që në rrugë ka edhe ngrica.

Situatë problematike paraqitet edhe në qytetin e Korcës, ku të gjitha akset kryesore janë të kalueshme, por vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë, fshati Dardhë është izoluar tërësisht nga dëbora, ndërsa në Voskopojë qarkullimi rrugor funksionon me vështirësi.

Top Channel