Cheryl Cole në “makthin” amerikan

25/01/2011 20:45

Ëndrra amerikane e Cheryl Cole është në krizë, ndërsa këngëtarja po errësohet në SHBA nga bashkëkombësja Katy Parry, raportoi e përditshmja “The Sun”.

Prodhuesit e American X Factor, një program i ngjashëm amerikan me “Albania’s Got Talent”, refuzuan t’i bënin një ftesë këngëtares së grupit “Girl Aloud”, duke argumentuar se imazhi i saj nuk ishte edhe aq i fuqishëm.

Sipas tyre, do të kishin pranuar me shumë kënaqësi që në program të merrte pjesë Rihanna apo Katy Parry, por jo Cheryl Cole, e cila është relativisht e panjohur në tregun amerikan.

Top Channel