“Tragjedia” e Efron-it, shton shtatë kile

25/01/2011 18:15

Aktori hollivudian, Zac Efron, është regjistruar në një klinikë
dietetike për të bërë të mundur rikthimin në peshën e tij të zakonshme,
zbuluan mediat amerikane rozë.

23-vjeçariut iu desh të shtonte shtatë kilogram, si kërkesë e regjizorit
të filmit të tij të ri, por është i vendosur të likujdojë menjëherë
dhjamin e padëshiruar, pas përfundimit të regjistrimeve.

Ai ka zgjedhur një program të shpejtë, i cili do ta lejojë të humbë
kilet brenda disa javësh, duke konsumuar jo më shumë se 1 800 kalori në
ditë. Një mashkull me përmasa normale duhet të djegë 2 500 kalori në
ditë për të mbajtur një peshë stabël.

Top Channel