Xibri, nga burgu ne spital

24/01/2011 08:15

Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve, i arrestuar të premten e protestës, të dielën është dërguar në Spitalin Ushtarak me plagë në trup.

Ai është vizituar në mbrëmje nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar edhe nga një grup deputetësh.

Xibri po mjekohet pasi ka marrë plagë të rënda në trup, si pasojë e goditjeve të forcave të rendit.

Kreu i opozitës dënoi dhunën ndaj tij dhe u shpreh se ai u rrah barbarisht vetëm se kërkonte të drejtën e tij.

Xibri është i ndaluar nga policia dhe nga paraburgimi mbahet në një dhomë izolimi në Spitalin Ushtarak.

Top Channel