Tunizi, gaz lotsjellës protestuesve

24/01/2011 15:45

Policia tuniziane shpërndau turmat me gaz lotsjellës gjatë drekës së sotme, ndërsa protestat për largimin e të gjithë personave të lidhur me ish-presidentin Zine al-Abidine Ben Ali vazhdojnë.

Demonstruesit patën sfiduar një natë më parë gjendjen e jashtëzakonshme, duke qëndruar përpara Kryeministrisë edhe gjatë orëve të natës.

Kryeministri i qeverisë provizore, Mohamed Ghannouchi, formoi një kabinet të ri qeveritar, në të cilin përfshiu edhe disa ish-Ministria e politikanë, figura të rëndësishme të partisë së ish-presidentit Ben Ali.

Top Channel