Shoqëria civile, apel politikës

24/01/2011 14:40

100 organizata të shoqërisë civile i bëjnë thirrje klasës politike, të gjejnë sa më parë rrugën e zgjidhjes, pasi, sipas tyre, Shqipëria ka nevojë për stabilitet, shtet ligjor dhe institucione demokratike.

Drejtues të organizatave të ndryshme në vend kërkojnë, që të ndërpritet  për momentin demonstrimi i forces nëpërmjet mitingjeve duke e konsideruar atë si një shembull të vjetëruar.

Sipas tyre, duhet hetuar, pa ndikime politike ngjarja e 21 janarit dhe të vendosen në plan të parë interesat kombëtare dhe interesat e qytetarëve shqiptare, para atyre të partive politike.

Në deklartën e tyre përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë të ndërpritet gjuha e urrejtjes e cila po u serviret qytetarëve çdo ditë nëpërmjet konferencave për shtyp të politikanëve.

Top Channel