Sarkozy: Ishim të ngathët me Tunizinë

24/01/2011 15:20

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pranoi se Parisi u tregua i ngathët në reagimin e tij për të qetësuar situatën, gjatë protestave të dhunshme që shkaktuan dhjetëra viktima dhe largimin e presidentit Zine al-Abidine Ben Ali.

Franca është kritikuar për mbështetjen e autoritarit Ben Ali. Presidenti Sarkozy deklaroi gjatë një konference për shtyp: “Ndiejmë hidhërim kur mendojmë se mund të kishim ndërmarrë hapa të tjerë më të efektshëm.

I kam kërkuar Kryeministrit Fillon që të përgatisë menjëherë një seri masash për të ndihmuar qeverinë provizore të Tunizisë, ndërsa jemi të vendosur të shndërrohemi në një prej dondarëve kryesisht në rindërtimin e vendit.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në këtë moment të vështirë të historisë së një shteti si Tunizia, i cili ka lidhje historike me Francën”.

Top Channel