Masakra e Arizonës, Loughner s’pranon fajin

24/01/2011 22:00

Njeriu i akuzuar si shkaktar i masakrës së Arizonës, ku gjashtë persona mbetën të vdekur dhe 13 të tjerë u plagosën, midis të cilëve edhe kongresmenia Giffords, nuk pranoi akuzat dhe e cilësoi veten si të pafajshëm, gjatë seancës së parë gjyqësore, të zhvilluar sot.

Si rrjedhojë e deklaratës së tij, nuk do të ketë një proces të përshpejtuar, ndërsa shteti duhet të punojë për të vërtetuar akuzën e tij.

Top Channel