Liderat botërorë solidarizohen me rusët

24/01/2011 20:10

Liderat kryesorë në botë u solidarizuan me viktimat e sulmit terrorist në Moskë dhe shprehën përbuzjen e tyre për sulmin, në deklaratat që pasuan ngjarjen e ndodhur gjatë drekës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, në një deklaratë për “Associated Press” tha: “Ky sulm është i neveritshëm, ai goditi njerëzit e pafajshëm e të pambrojtur”. Ashtu si homologu i tij izraelit, Obama e cilësoi terrorizmin si një problem ndërkombëtar, prandaj kërkoi masa ndërkombëtare.

Presidenti i Komisionit Europian, Manuel Barroso, deklaroi: “Prita lajmin e ngjarjes në Domodedovo i shokuar dhe me trishtim të thellë. Në emrin e Komisionit Europian dënoj ashpër të gjithë ata frikacakë, që shprehen nëpërmjet akteve të tilla mizore.

I dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta qeverisë dhe qytetarëve të Federatës Ruse, në veçanti atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në këtë ditë të zezë”.

I shpejti dhe në unison me deklaratat e mësipërme edhe qëndrimi i kancelarive gjermane, franceze e britanike.

Top Channel