Korea e Jugut do të ofrojë bisedime

24/01/2011 20:15

Korea e Jugut do të propozojë së shpejti mbajtjen e bisedimeve me fqinjët veriorë, në atë që do të jetë një tentativë për të qetësuar tensionet e larta në gadishull mes dy shteteve, lajmëroi “Associated Press”.

Negociatat me fuqitë e mëdha që japin ndihma në favor të ç’armatosjes janë pezulluar që prej dy vitesh me Penianin. Bisedimet mes dy Koreve nuk do të kenë lidhje me këtë proces të ndarë.

Një javë më parë, Korea e Veriut deklaroi se është e gatshme të mbajë bisedime me Seulin, për të zgjidhur krizën më të keqe të vendeve që prej luftës së viteve 1950-53, që solli ndarjen e gadishullit në dy shtete të ndryshme.

Top Channel