Kinë, thatësira kërcënon popullsinë

24/01/2011 16:10

Një proces i gjatë thatësire në pjesën veriore, qëndrore dhe lindore të Kinës është duke kërcënuar rezervat ushqimore dhe ato ujore të vendit me popullsinë më të madhe në botë, raportuan sot mediat vendase.

Provinca e Shandongut po përjeton dimrin më të thatë të 60 viteve të fundit, ndërsa 250 mijë persona përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, raportoi “China Daily”.

Kryeqyteti Pekin është duke përjetuar gjithashtu dimrin më të thatë në 30 vjet. Sipas analistëve, ky fenomen natyror do të shkaktojë rritje të reja të çmimeve të ushqimit, të cilat janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe mes qytetarëve.

Top Channel