Francë, hetim për pasuritë e Ben Ali-së

24/01/2011 18:40

Prokuroria franceze bëri me dije se do të hetojë hollësisht pasuritë dhe pronat që ish-presidenti Ben Ali zotëron në Francë, raportoi gjatë pasdites e përditshmja “Lë Monde”.

Ben Ali braktisi vendin e tij më parë gjatë muajit, si rrjedhojë e protestave të papërmbajtshme në Tunizi. Gjatë 23 viteve që drejtoi vendin e Afrikës Veriore, ai përfitoi shuma të jashtëzakonshme nga korrupsioni dhe shfrytëzimi i autoritetit të tij në mënyrë të paligjshme.

Qeveria e Parisit është akuzuar nga komuniteti ndërkombëtar për qëndrimin e saj tepër të përzemërt ndaj Ben Ali-së, prandaj vendimi i Prokurorisë duket se është një tentativë e re për të përmirësuar imazhin e vendit.

Top Channel