Afganistan, Parlamenti i ri krijon tension

23/01/2011 14:40

Tension në Kabul mbi datën e fillimit të punimeve të parlamentit të ri pas zgjedhjeve të shtatorit.

Presidenti Karzai ka kërkuar një kompromis me disa deputetë të Dhomës së Ulët duke shtyrë fillimin e punimeve në këmbim të verdiktit të një gjykate të veçantë mbi 400 denoncime për abuzime me zgjedhjet.

Deputetët kanë pranuar shtyrjen, por jo verdiktin e gjykatës, të cilën e kanë cilësuar si “ilegale”.

Karzai është mposhtur nga presionet e Dhomës së Ulët.

 

Top Channel