Protesta, AI: Të hetohen tre vrasjet

Organizata Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë tre personat që humbën jetën dje gjatë protestës së opozitës.

“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë opinionin, por nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që kanë të drejtën legjitime për të protestuar”, citon “REL” nëndrejtorin e AI për Evropën dhe Azinë, Andrea Huber.

Gjatë protestës së djeshme, e organizuar nga opozita me qëllim kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme, humbën jetën tre persona të cilët u qëlluan me armë zjarri.

Pritet që ekspertiza e mjekësisë ligjore të zbardhë detajet mbi vrasjen e tyre, që u pasqyrua në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Top Channel