Komandot malajziane shpëtojnë anijen

22/01/2011 11:10

Autoritet malajziane informuan se trupat e saj komando bënë që të dështonte tentativa e rrëmbimit të një anije në Gjirin e Adenit, duke shpëtuar nga somalezët 23 antarë të ekuipazhit.

Në lajmin e publikuar në mëngjes nga BBC, mësohet se shtatë piratë janë kapur, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Anija që udhëtonte me flamur malajzian lëshoi sinjalin e ndihmës, pasi kuptoi se ishte duke u sulmuar.

”Nuk kemi vendosur ende se si do të veprojmë me piratët, nëse do t’i sjellim këtu për t’i gjykuar apo nëse do të marrin ndonjë masë tjetër”, deklaroi Kryeministri Najib Razak.

Top Channel