Vërshojnë autobusët nga rrethet

21/01/2011 11:45

Qindra autobusë janë nisur dhe po udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar demonstratës që do të zhvillohet sot në orën 14.00.

Nga shume qytete të vendit, nga veriu në jug, janë të shumtë personat që po udhëtojnë drejt Tiranës.

Nga qyteti i Korces janë nisur mbi 25 autobuzë, ndërsa janë mijëra qytetarë, anëtarë dhe sipmatizantë të PS dhe partive të opozitës që do të përfshihen në demonstratën e paralajmeruar.

Sipas të dhënave nga dega e Partisë Socialiste në Korcë, në orët e para të mëngjesit është bërë nisja e të paktën 120 mjeteve të vogla nga qyteti dhe rreth 25 autobusë.

E njëjta situatë është edhe në qytetin e Vlorës, ku mëngjesin e sotëm është organizuar nisja e pjesëmarrësve të kësaj proteste.

Ndërkohë, raportohet që më herët janë nisur mjetet nga Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Fieri, prej të cilit janë nisur mbi 40 autobusë.

Raportohet se një numër i madh mjetesh transporti me qytetarë që duan të marrin pjesë në demonstratë janë nisur edhe nga Kukësi, Shkodra, Lezha dhe shume qytete të tjera.

Ndërkohë, në mesditë u nisën mjetet edhe nga Elbasani dhe Durrësi. Në qytetin e Shkodrës, nga ku paradite u nisën shumë mjete, raportohet se policia ndaloi për disa minuta autobusët dhe furgonat për të verifikuar dokumentat.

Top Channel