Tiranë, fillon grumbullimi i qytetarëve

21/01/2011 13:20

Qindra qytetarë shqiptarë kanë filluar të mblidhen në pika të ndryshme të Tiranës, në kuadër të demonstratës masive të opozitës.

Sipas informacioneve të fundit, fluks pjesëmarrësish është konstatuar tek zona e Zogut të Zi, si dhe tek stacioni i trenit i kryeqytetit.

Më pas, rreth orës 14:00, qytetarët do të bashkohen para selisë së Kryeministrisë, për të manifestuar pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Ndërkohë, policia rrugore ka njoftuar se tek Zogu i Zi manifestuesit kanë bllokuar një krosi rruge që shërben për të hyrë në Tiranë.

Top Channel