Spanja merr pjesë në “Simpson’s”

21/01/2011 11:00

Kombëtarja spanjolle mund të marrë pjesë në serialin Simpson, ndërsa një imazh i animuar i kampionëve të botës në fuqi është duke qarkulluar në internet, bëri të ditur sot e përditshmja sportive “AS”.

Besohet se imazhi mund të jetë bërë prej vetë krijuesit të Simpson-s, Matt Groening, talenti i të cilit e ka ndihmuar që të renditet i treti midis listës së 100 gjenive të gjallë. Përpara tij mbetet vetëm Tim Berners-Lee, krijuesi i web-it dhe George Soros, milioner e filantrop.

Lajmi i pjesëmarrjes së kombëtares spanjolle në serialin Simpson nuk është konfirmuar ende, por dihet se në sezonin e 22-të, që do të nisë të transmetohet së shpejti, do të figurojnë sportistë si Pele, Agassi, Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo.

Top Channel