Policia kontrollon sheshin përpara Kryeministrisë

21/01/2011 17:25

Policia ka marrë në kontroll zonën përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë deri në ambjentet e brendshme të dy kullave binjake, duke qëlluar me shkopinj gome mbi personat prezent aty.

Në një njoftim për shtyp, policia e shtetit ka bërë të ditur se gjatë përleshjeve janë plagosur rëndë 10 efektivë të policisë, ndërkohë që 100 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Top Channel