LSI: Mbështetje deklaratës së SHBA

20/01/2011 19:25

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë, në lidhje me dënimin e gjuhës së përdorur në mbështetje të akteve crregulluese në vend.

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur se deklarata e ambasadës amerikane shpreh qartë se, cdo inspirim dhune apo tentative për marrjen e pushtetit me dhunë nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe pushtetin demokratik.

“Për pasojë, cdo iniciativë e tillë është e destinuar të dështojë”, ka deklaruar Vasili.

Top Channel