Korea e Jugut pranon ftesën për bisedime

20/01/2011 16:10

Korea e Jugut vendosi të pranojë ftesën e fqinjëve veriorë për bisedime midis drejtuesve të lartë ushtarakë, në atë që mund të përbëjë një lëvizje drejt qetësimit të tensioneve në gadishull, raportuan mediat ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes së Penianit hodhi propozimin në një telegram për homologun e tij, disa ditë më parë. Lëvizja vjen pas disa muajve të tensionuar, gjatë së cilëve mbytja e një anije luftarake koreanojugore, bombardimi i një ishulli nga veriu dhe ushtrime ushtarake pranë kufirit nga autoritetet e Seulit, e çuan situatën pranë shpërthimit të një konflikti të vërtetë të armatosur.

Pas kësaj lëvizje mund të qëndrojë SHBA dhe Kina, të cilët janë duke ushtruar presion ndaj dy “të mbrojturve” të tyre për të nisur bisedimet për paqen.

Top Channel