Aguilera vjell në shtratin e Renner-it

20/01/2011 17:00

Cristina Aguilera la pa gjumë për një natë aktorin Jeremy Renner, pasi i zaptoi shtratin në ditën e 40-vjetorit të ditëlindjes së tij, bëri të ditur vetë aktori amerikan.

Edhe pse ishte e paftuar në ftesën ku midis të tjerëve figuronte Colin Farrell apo Scarlett Johansson, Aguilera mbërriti në mbrëmje dhe piu aq shumë, sa që më pas përfundoi duke fjetur në dhomën e Renner-it.

Protagonisti i “Hurt Locker” tha: “Kur u ngjita në dhomën time hap derën dhe shoh Cristina-n që ishte duke vjellë, ndërsa i dashuri i saj po i mbante kokën. Kush është ai që mbërrin i paftuar në festën e ditëlindjes së dikujt dhe më pas futet në krevatin e tij? Prindërit e mi ishin aty”.

Ndonëse i irrituar me sjelljen e këngëtares, mendimi i Renner-it nuk ndahet nga shumica e publikut, të cilët nuk do të ishin të dëshpëruar të shihnin në shtratin e tyre Aguilera-n.

Top Channel