Shkodër, plagoset me armë një person
19/01/2011 16:15
Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme në ambjentet e një lokali në qytetin e Shkodrës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Zamir Spahija është qëlluar në një lokal në lagjen “Iliria”, tek ura e Bunës.
Sipas burimeve, ai është dërguar nga uniformat blu në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet shtojnë më tej se nga dëshmitë e mbledhura ka rezultuar se plagosja ka ardhur pas një grindjeje të castit. Ndërkohë, autori i krimit është shpallur në kërkim.
Top Channel