Rinas, arrestohet një i kërkuar në Itali

19/01/2011 14:50

Policia e Tiranës ka arrestuar në Rinas shtetasin Erjon Rexha i dënuar në mungesë në Itali me 10 vjet burg.

Ai u vu në pranga me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe do të ekstradohet në llogari të autoriteteve italiane.

Ai u ndalua në Shqipëri pasi kishte udhëtuar nga Londra dhe u verifikua nga sistemi TIMS se ishte në kërkim.

Top Channel