Portman, periudhë e shkëlqyer

19/01/2011 10:05

Natalie Portman po shijon shumë muajt e parë të shtatzanisë.

Pritet që aktorja 29-vjeçare të lindë në muajt e verës dhe ndërkohë thekson se gjithçka po ecën për mrekulli.

“Ndihem shumë mirë. Gjithçka po ecën qetë”, shprehet Portman.

Sigurisht që nuk mund të thuhet se kjo është periudhë e keqe për aktoren. Natalie Portman, të dielën e kaluar fitoi çmimin si aktorja më e mirë në mbrëmjen e “Golden Globe” për interpretimin e saj në filmin ‘Black Swan’.

Top Channel