Nga 1 janari, lejohet vetëm 10 ppm

19/01/2011 08:10

Prej datës 1 janar të këtij viti, në Shqipëri lejohet të tregtohet në pikat e karburantit vetëm nafta diezel 10 ppm.

Kjo lloj nafte është më cilësore dhe njëkohësisht më e shtrenjtë se eurodiezeli 350 ppm, me të paktën 5 lekë.

Në këto kushte, standardi i ri i naftës në treg ka reflektuar te çmimi, cili i bashkëngjitet faktorëve që ndikojnë në rritjen e tij.

Sipas urdhrit të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), lëshuar në nëntor të vitit të kaluar, të gjitha shoqëritë e karburanteve duhet të boshatisnin depozitat e tyre me naftën 350 ppm, në mënyrë graduale, për të qenë gati që në janar të niste zbatimi i rregullit të ri. 

Top Channel