Fushë-Krujë, aksidentohet 43 vjeçari

19/01/2011 09:40

Një aksident me pasojë vdekjen e një 43 vjeçari ndodhi në aksin Fushë Krujë-Lezhë.

Një automjet “Opel” fuoristradë, me targa italiane goditi 43 vjeçarin Ndue Pepa banues në qytetin e Laçit i cili nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas aksidentit automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, por brenda pak minutash ai është ndaluar në një lagje të qytetit të Lezhës.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në komisarjatin e policisë Lezhë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 43 vjeçari Ndue Pepa i cili ka qenë roje në një nga lokalet në  anë  të autostradës, në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti.

Top Channel