Fullani pret delegacionin e bankës greke

19/01/2011 16:30

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka pritur një delagacion të nivelit të lartë nga Banka Kombëtare e Greqisë.

Fullani i ka njohur përfaqësuesit e bankës së Greqisë me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në Shqipëri, duke vënë një theks të vecantë tek ecuria e bankave greke në vendin tonë.

Pas takimit me delagacionin grek, Fullani ka zhvilluar një takim edhe me drejtuesit e bankave helene në Shqipëri, ku ka përsëritur apelin për të rritur kreditimin e ekonomisë, por pa cënuar kujdesin.

Top Channel