Energjia, Goxhaj: Kontrata, nul

19/01/2011 00:50

Avokati Altin Goxhaj i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, gjatë fjalës së tij në Top Shoë se kontrata që iu ofrohet konsumatorëve të energjisë elektrike në Shqipëri është zero.

Sipas tij kjo kontratë nuk ka nevojë për përmirësime, por për një ndryshim total të saj, për një sërë arsyesh ku ndër të cilat Goxhaj rënditi edhe mungesën e penalizimit të kompanisë për cdo problem që i shkaktohet konsumatorit.

“Kontrata ka nevojë për ndryshime totale, jo për përmirësime, jemi për ta ndryshuar. Mungon detyrimi financiar penalizues për kompaninë për cdo problem. Pika 1 shmang ERE nga funksioni i saj më i rëndësishëm e shmang penalizimin për CEZ-in. Konsumatori paguan para, kurse CEZ e rimburson muajt e ardhshëm. Konsumatori nuk mund të shkojë në gjykata. Faturat duhet t’i vijë në shtëpi konsumatorit, me ligjin aktual. Kjo kontratë është një copë letre e bukur dhe asgjë më shumë”, tha avokati Goxhaj.

Ndërkohë, drejtoresha juridike pranë ERE-s, Entela Cipa tha se mbrojtja e konsumatorit parashikohet më mirë në rregulloren e cilësisë së shërbimit e cila pritet të miratohet së shpejti nga ERE. Cipa tha se kjo rregullore nuk mund të vendosej në brendi të kontratës bazë pasi përmban mjaft elementë të rëndësishëm.

Top Channel