Edhe David Beckham merr autografë

19/01/2011 16:50

Ndërsa Viktoria Beckham nuk e ka fshehur kurrë se sa e tërhequr është pas stilit kalifornian të jetës, duket se në një mendje me mamanë janë edhe tre djemtë.

Brooklyn 11-vjeçar, Romeo 8-vjeçar dhe Cruz-i 5-vjeçar duken vëçanërisht të apasionuar pas skejtbordit, i cili është veçanërisht popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së bashku me babain e tyre, ata takuan yllin e këtij sporti, Shaun White, të cilit David i morri një autograf. Duhet të ketë qenë hera e parë që Beckham, i cili jep çdo ditë me qindra autografe, ka bërë një veprim të tillë.

White është fitues i medaljes së artë në Lojrat Olimpike Dimërore dhe kampion i botës në skejtboard.

Top Channel