Berisha në forumin ekonomik italo-shqiptar

19/01/2011 01:20

Kryeministri Berisha ishte në krye të një delegacioni të gjërë biznesmenësh në samitin ekonomik italo-shqiptar që u mbajt në Milano.

Berisha paraqiti mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit të sipërmarrësve italianë në Shqipëri, ndërsa  biznesmenët patën mundësinë të marrin kontakte të drejtpërdrejta me homologët italianë.

Të pranishme në samit ishin 280 ndërmarrje prej të cilave 130 ishin shqiptare. Synimi është që nëpërmjet partnerëve italianë të mund të përfshihen në bursën e Milanos edhe bizneset shqiptare.

Gjatë pasdites së djeshme kryeministri Berisha pati një takim me kryetarin e provincës së Milanos, Guido Potesta dhe kryebashkiaken e qytetit, Leticia Morati. Këta të fundit vlerësuan rolin që luajnë emigrantët shqiptarë nëmarrëdhëniet mes dy vendeve.  

Top Channel