PS: Në 21 janar, të gjithë në protestë

18/01/2011 16:10

Partia Socialiste ka bërë thirrje sërish për demontratën e 21 janarit, duke theksuar se duhet t’i jepet fund qeverisjes së korruptuar në vend.

“Sa më shumë flet Ilir Meta aq më shumë duhet të jenë në demonstratën e 21 janarit, prindërit që nuk duhet t’i lënë fëmijët në duart e ndryra të kësaj qeverie. Të rejat dhe të rinjtë e këtij vendi që s’duhet t’i lënë qeverinë hienave të vjedhin ëndrrën dhe shpresën e tyre. Çdo shqiptar që nuk do ta lërë më këtë qeveri të turpit të tallet me hallet dhe jetën e tij”, është shprehur Megi Ajtyresa, anëtare e Asamblesë së PS-së.

Top Channel