Perry, e irrituar nga mëkatarja Madonna

18/01/2011 12:30

Këngëtarja Katy Perry lëshoi një sulm të papritur ndaj Madonna-s, duke thënë se Mbretëresha e Popit ka fituar një pjesë të mirë të popullaritetit të saj duke ofenduar vlerat fetare.

Perry, një kristiane e devotshme dhe me prindër pastorë, ndihet e ofenduar nga fakti që Madonna përdor efektet biblike ne sfond artistik në koncertet e saj.

Madonna instaloi një kryq në skenë gjatë turit të saj botëror të vitit 2006 dhe Perry tha në një revistë britanike: “Për mua, feja është diçka shumë e rëndësishme dhe nuk më pëlqejnë njerëzit që blasfemojnë.

Ndonjëherë, nuk e kuptoj përse artiste të mëdhenj si Madonna duhet të ofendojnë këto vlera, për të fituar më shumë popullaritet. Nuk mendoj se ajo ka nevojë për këtë”.

Top Channel