Meta pohon 7%: Aksione në HEC

18/01/2011 16:20

Ish ministri i Ekonomisë i cili një ditë e parë u shkarkua nga detyra nga Presidenti dhe Kuvendi ka dhënë një konferencë për shtyp sërish në ambjentet e Ministrisë lidhur me video-përgjimin ku ai permend shifra 700 mijë dhe 7 përqind. (UPDATE)

“Zoti ministër u mbushën tre vjet që kjo shoqëri është angazhuar dhe po investon konform ligjit, për ndërtimin me konçension të HEC-eve mbi lumin Shushicë-Elbasan. Investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksionerët e shoqërisë e kalojnë shifrën 700 mijë euro ku disa kompani hungareze kanë qenë pjesë e kësaj shoqërie të përbashkët dhe ku në veçanti, njëra prej tyre ‘Guns-Egypt’ ishte një kompani shumë e rëndësishme sepse ajo siguronte teknologjinë, turbinat etj, e cila kishte një përqindje prej 6.66 përqind, apo diku tek 7 përqindëshi nëse kjo gjë ekziston në bisedën e montuar”, është shprehur Meta.

Meta deklaroi gjithashtu se ndërhyrja e tij tek ish-ministri i Ekononisë, Prifti ishte sipas ligjit, pasi kompania kishte fituar të drejtat nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Lartë, për rastin konkret nuk ka asnjë lidhje. Ky është një vendim i Gjykatës së Apelit të formës së prerë për çështjen e proçedurave, për vazhdimin e tyre. Vendimi tjetër që bëhet fjalë është për gjykimin e çështjes në themel, nuk ka lidhje me këtë vendim dhe sipas tij, duhet të vazhdonim proçedurat”, theksoi Meta.

Top Channel