Ish-i i Princit Harry, “tërbohet” në festë

18/01/2011 09:45

E rrethuar nga admirues të shumtë meshkujt, Chelsy Davy, ish-e dashura e Princit Harry, nuk dukej se e ndiente sadopak mungesën e atij që do të jetë vëllai i Mbretit të ardhshëm të Britanisë.

Zonjusha Davy, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, nisi të pinte që në orën nëntë dhe vazhdoi të pinte, të kërcente dhe të tymoste për shtatë orë me radhë, në një festival të organizuar në periferinë e Londrës, një ditë më parë.

Lajmi duhet të përbëjë një goditje të vërtetë për Harry-n, për të cilin flitet se vazhdon të ketë ndienja të forta për Chelsy-n. Ajo u fotografua me disa miq “tepër protektivë”, pasi ata nuk i shkëpusnin asnjëherë vëmendjen apo duart nga qafa.

FOTO GALERI
1/2
Chelsy Davy, në shoqërinë e shumë meshkujve

Top Channel