Britney Spears e tepron me hamburgera

18/01/2011 09:55

Këngëtarja amerikane Britney Spears dukej tërësisht jashtë forme, ndërsa u fotografua në hyrje të një McDonalds-i, një ditë më parë.

E shoqëruar nga i dashuri Jason Trawick dhe dy djemtë e saj, Britney dukej tepër e lodhur, ndërsa një këmishë e bardhë e ngushtë tregonte qartësisht kilet e tepërta që ka shtuar së fundmi këngëtarja.

Me sa duket, Spears ka kaluar disa netë pagjumë gjatë javës së shkuar, kur edhe hodhi në treg këngën e saj të re “Don’t hold it against me”.

Top Channel