Shtyhet për herë të 17 “Gërdeci”

17/01/2011 11:20

Shtyhet sërish proçesi gjyqësor për çështjen “Gërdeci”. Përsëri këtë herë arsyeja ka qenë mungesa e të pandehurit Sokol Ngjeçi.

Avokati i tij nuk pranoi të vazhdonte seancën pa klientin e tij.

I pandehuri ndodhet i shtruar në spitalin e burgut dhe për mungesën e tij ka paraqitur një letër në gjykatë ku shpjegon arsyet.

Me shtyrjen e sotme, shkon në 17 numri i seancave të anuluara për këtë çështje.

Top Channel