Korcë, zbardhet vrasja e 37-vjecarit

17/01/2011 17:40

Policia e qytetit të Korcës ka arritur të zbardhë vrasjen e shtetasit Marsel Grabocka, e ndodhur më pesë janar të këtij viti.

Sipas informacioneve të fundit, nga hetimet ka rezultuar se 37-vjecari është vrarë nga motra e tij Vasilika dhe bashkëshorti i saj Niko Tanco.

Burime policore lokale njoftojnë se shkak i vrasjes ka qenë një përplasje pronësie mes Marsel Grabockës dhe motrës së tij.

Pasditen e 5 janarit, 37-vjecari u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij, duke gjetur menjëherë vdekjen.

Top Channel