Jones-Douglas, a bëhet më mirë?

17/01/2011 17:05

Një Catherinë Zeta Jones rrezatuese nuk mund të fshihte krenarinë e saj për bashkëshortin Micheal Douglas, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe” në Los Anxhelos.

”A nuk duket më mirë?”, pyeti Catherinë kolegët dhe miqtë e saj, përkrah 67-vjeçarit, që vetëm disa ditë më parë e shpalli të fituar betejën e tij me kancerin.

Douglas, nga ana e tij gjithashtu dukej në një humor të shkëlqyer dhe bëri shaka duke thënë se shpresonte të gjendte një mënyrë më të lehtë, në të ardhmen, për të fituar ovacionet e sallës gjatë prezantimit të një çmimi prej tij.

Top Channel