Si çdo vit, parada e veshjeve ka qenë një nga elementët më të rendësishëm të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”.

Edhe këtë herë, pas përgatitjeve të cilat kanë vazhduar për disa kohë, yjet kanë shkëlqyer në tapetin e kuq. Influenca e stilit të vjeter e klasik hollivudian, është parë në shumë prej veshjeve.

Megjithesë është paraqitur një ylber i tërë ngjyrash, ka qenë e bardha ajo që ka mbizotëruar në fustanet e mbrëmjes. Shumë prej të ftuarave, nga Charlize Theron te Angelina Jolie kanë preferuar të vishen me të bardha apo ngjyra të hapura.

Por, edhe ngjyra e zezë ka qenë dominuese. Yjet e Hollivudit si Mila Kunis, Julianne More apo Glen Close kane zgjedhur fustane klasike te zeza. Gjithashtu, ngjyra e kuqe eshtë përzgjedhur nga shume prej zonjave të pranishme.

Partnerja e George Clooney-t, Stacey Keibler dhe  fitueset e çmimit Oscar, Reese Ëitherspoon dhe Natalie Portman kanë shkëlqyer me të kuqe.

Ndersa tek meshkujt ka mbizoteruar kombinimi klasik i kostumeve të zeza me këmishe të bardhë dhe papion apo kollare. Madje, edhe qenin Uggi nga filmi fitues “The Artist” e kishin zbukuruar me nje papion të zi, per t’iu përshtatur atmosferës mondane.

Ndërkohë, çifti Angelina Jolie-Brad Pitt është cilësuar nga kritika si i veshuri më bukur.

Top Channel